Flash News

E-TJERA

Presidenti i alarmuar nga hakerat, kërkon kompjuter më të sigurt

Presidenti i alarmuar nga hakerat, kërkon kompjuter më të sigurt

Sulmi i hakerave në sistemet e policisë dhe ato të e-Albania ka alarmuar presidentin Bajram Begaj.

Përmes Sekretarit të Përgjithshëm, ai ka kërkuar para shtesë Kuvendit dhe Qeverisë për të mbrojtur sekretet shtetërore, nisur nga sulmet kibernetike dhe publikimi i të dhënave sekrete.

“Sot kemi vetëm një kompjuter që është kompjuter i klasifikuar. Unë mendoj që ta hapim më tepër sepse kemi dokumentacion të klasifikuar që prodhohet vetëm në një kompjuter në të gjithë institucionin. Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A”, tha Florian Kali, Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë.

Të fundit