Flash News

E-TJERA

Presidenti i Azerbajxhanit viziton nesër për herë të parë Shqipërinë, axhenda

Presidenti i Azerbajxhanit viziton nesër për herë të

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev viziton nesër për herë të parë Shqipërinë. Lajmin e ka bërë me dije presidenca, e cila njofton se Aliyev do të pritet nga Kreu i Shtetit Bajram Begaj.

Gjatë vizitës në Tiranë, presidenti Aliyev shoqërohet dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar. Sipas presidencës, vizita e tij shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

 “Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit do të pritet në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, e cila pritet të fillojë rreth orës 10:30.

Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambjentet e Pallatit të Brigadave. Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat”, njofton presidenca.

 

 

Të fundit