Flash News

E-TJERA

Presidenti i Kolumbisë flet për arrestimin e Dritan Gjikës: Karteli i d*ogës tentoi të më vrasë

Presidenti i Kolumbisë flet për arrestimin e Dritan Gjikës:

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka reaguar pas arrestimit të Dritan Gjikës. Petro e akuzon kartelin e drogës si përgjegjës për një atentat të dështuar ndaj tij.

Petro thekson se karteli i Gjikës është përgjegjës për vrasjen e prokurorit nga Paraguaj Peçi dhe kontrollin që i ushtrojnë një rrjeti të gjerë zyrtarësh.

“Ky quhet karteli i trafikimit të drogës, me seli në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, nëpërmjet CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Peçi dhe arritën të mbulojnë mendjet e vrasjes brenda zyrës së prokurorit.

Ata janë përpjekur të më vrasin pa sukses”, shkruan presidenti kolumbian në “X”.

Dritan Gjika, një emër i njohur për drejtësinë ndërkombëtare, është ndaluar në Abu Dhabi së bashku me disa bashkëpunëtorë të dyshuar për lidhje me trafik droge dhe vrasje me porosi.

Të fundit