Flash News

E-TJERA

Presidenti i PE mbështet anëtarësimin, por vë theksin te reformat: Duhet të përfundojnë, BE të mbajë premtimet

Presidenti i PE mbështet anëtarësimin, por vë theksin te
David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke e quajtur zgjerimin një "projekt pozitiv për paqen dhe prosperitetin".

"Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, të prosperuar dhe paqësor", tha ai për mediat gjermane.

Por pavarësisht se kërkon dritën jeshile për vendet e Ballkanit Perëndimor, ai vë theksin te kushtet. Sipas tij, reformat duhet të përfundojnë në secilin prej shteteve. Sassoli shtoi se pasi të jenë përmbushur kushtet, BE duhet të mbajë premtimin për çeljen e negociatave.

"Reformat ende duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve. Por Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të mbajë premtimet e tij dhe të njohë përparimin", tha ai.

BE tashmë po kryen bisedime pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidatë zyrtarë, shkruan dpa.

Bosnje-Hercegovina dhe Kosova deri më tani janë konsideruar kandidatë të mundshëm për negociata. Në fund të vitit të kaluar, Republika Çeke dhe Sllovakia bllokuan miratimin e një teksti të rëndësishëm mbi përparimin në procesin e zgjerimit të BE.

Procesi i integrimit për MV është bllokuar për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria, pas një mosmarrëveshje lidhur me gjuhën dhe historinë. Bullgaria kërkon që Shkupi të pranojë se si identiteti ashtu edhe gjuha e saj janë bullgare. Ky vendim i  Bullgarisë gjithashtu bllokon edhe fillimin e planifikuar të negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Të fundit