Flash News

E-TJERA

Presidenti i Polonisë viziton Shqipërinë më datën 11 maj, zbardhet axhenda e takimeve

Presidenti i Polonisë viziton Shqipërinë më datën 11

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda do të vizitojë Shqipërinë në datat 10-11 maj. Njoftimi ka ardhur nga Presidenca ku bëhet me dije se vizita e tij vjen pas ftesës së Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti polak do jetë i shoqëruar në këtë vizitë edhe nga zonja e parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.

Andrzej Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023, ndërsa, më datën 11 maj ora 11:00 do të pritet nga presidenti Begaj, në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Pas ceremonive të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, ata do të zhvillojnë një konferencë për media.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.

Të fundit