Flash News

E-TJERA

Presidenti i ri/ Digjet edhe raundi i dytë, palët nuk propozojnë kandidat

Presidenti i ri/ Digjet edhe raundi i dytë, palët nuk propozojnë

Afati për dorëzimin e kandidaturave për Presidentin e ri ka përfunduar. Zyrtarisht është djegur edhe raundi i dytë i votimit, pasi ashtu si në raundin e parë, opozita nuk ka paraqitur asnjë emër në Kryesinë e Kuvendit.

Të premten, grupi i Alibeajt vendosi që të tërhiqet nga negociatat, pasi sipas tyre mazhoranca ka prishur marrëveshjen e arritur me konsensus, ndërkohë që të njëjtin pretendim kanë edhe socialistët.

Sot nga Fieri Taulant Balla bëri sërish thirrje që të mos e djegin raundin e dytë të votimit dhe të propozojnë emrat që dëshirojnë.

Ndërkohë, Arbi Agalliu reagoi pas deklartësë së Ballës duke thënë që "Balla u tërhoq nga marrëveshja të cilën vetë e pranoi."

Të fundit