Flash News

E-TJERA

Presidenti i ri, Fevziu: Rama po e përqendron pushtetin te vetja

Presidenti i ri, Fevziu: Rama po e përqendron pushtetin te vetja

Gazetari Blendi Fevziu thotë se kryeministri Edi Rama duhet ta zgjedhë vetë kreun e shtetit pasi i ka votat dhe nuk ka pse të bëjë teatër.

I ftuar në Klan News, Fevziu shton se Rama po e përqendron peshën e pushtetit më shumë te vetja.

“Në qoftë se ai do mbajë një profil të ngjashëm presidenti, që unë besoj në këtë drejtim do shkojë, do mbajë një president protokollar pak a shumë siç e përcakton edhe Kushtetuta dhe do të vazhdojë ta mbajë dhe ta përqendrojë peshën e pushtetit më shumë te vetja”, tha Fevziu.

Ai shton se Rama i ka votat për ta zgjedhur presidentin edhe vetë.

“Jam i bindur që presidentin duhet ta zgjedhë vetë, ai ka 71 vota, nuk ka pse bën teatër, nuk ka pse bën thirrje, ka dy mënyra në qoftë se ai vendos që t’ia japë presidentin opozitës ose me konsesus mund t’ju thotë që merreni ju propozojeni dhe neve do ta votojmë ose mund të thotë që unë do të jap konsensus për një njeriun tuaj, sillni pesë propozime dhe unë do të zgjedh një”, shprehet gazetari.

Të fundit