Flash News

E-TJERA

Presidenti i ri, gazetari: Një grupacion në PS po ‘lobon’ për Ardian Dvoranin

Presidenti i ri, gazetari: Një grupacion në PS po ‘lobon’

Gazetari Bledian Koka komentoi procesin e zgjedhjes së Presidenti të ri i nisur nga maxhoranca e cila pavarësisht se kërkoi edhe përfshirjen e Alibeajt, ky i fundit doli i zhgënjyer nga Taulant Balla.

I ftuar në studion e ‘Task Forcë’ në Syri Tv, Koka tha se lakimi i emrit të Ardian Dvoranit si Presidenti i ardhshëm i vendit, ka një mbështetje të gjerë nga treshja Balla-Veliaj-Xhafaj, duke shtuar se me shumë mundësi dy alternativat për President do të jenë Dvorani dhe Majlinda Bregu.

“Më duket si një lobim i një grupacioni brenda PS që do donte. Dvorani ka mbështetje specifike brenda PS. Ka një grupacion, grupacioni i Fatmir Xhafës, Erion Veliajt, Taulant Ballës. Duket sikur ka më shumë se një dëshirë e Ramës për ta bërë Dvoranin President. Me shumë gjasë, nëse në fund do mbeten këto dy emra, më shumë gjasë do kishte Bregu se Dvorani”, tha Koka.

 

Të fundit