Flash News

E-TJERA

Presidenti i ri, kush do të drejtojë kabinetin e Bajram Begajt

Presidenti i ri, kush do të drejtojë kabinetin e Bajram Begajt

Një ditë pas betimit të presidentit të ri Bajram Bejgaj, kanë nisur ndryshimet edhe në kabinetin e presidencës.

Eduard Seitaj do të jetë Drejtor i Kabinetit të Presidentit Bajram Begaj.

Ish drejtori gjatë presidencës së Ilir Metës, Edmond Panariti ka bërë këtë të hënë dorëzimin e detyrës tek pasardhësi i tij.

 “ Pas një viti e gjysëm Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi. Faleminderit President Meta”, shkruan Panariti në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me foton e tij krah Seitajt.

Eduart Seitaj ka punuar si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto.

 Pas dorëheqjes së Drejtorit të Edmond Panaritit si Drejtor i Kabinetit të Presidentit, i cili u zëvendësua në këtë pozicion nga Eduard Seitaj, ka dhënë dorëheqjen edhe këshilltari i Presidentit, Ylli Asllani.

 

 

Të fundit