Flash News

E-TJERA

Presidenti i ri/ Përjashtoi negociatat me Berishën, debat në ‘Politiko’: Rama synon të ndajë elektoratin e PD

Presidenti i ri/ Përjashtoi negociatat me Berishën, debat në

Kryeministri Edi Rama përjashtoi mundësinë që të ulet me Komisionin e Rithemelimit për negociata për presidentin e ri.

Të ftuarit në emisionin ‘Politiko’ në Top News tregojnë pse Rama ka refuzuar Berishën, ndërsa ‘Rithemelimi’ ka miratuar një rezolutë dhe ka mandatuar dy përfaqësues për të negociuar me opozitarët për këtë proces.

Shpendi Gashi: Rama nuk e pranon të ulet pasi synon që Komisioni i Rithemelimit të formojë parti tjetër, të ndajë elektoratin në mes sepse po parashikon zgjedhjet e ardhshme. PD duhet të luftojë si duhet të formësohet. të imponohet me front demokratik kombëtar. Presidenca është shkelur me dy këmbët në vendin tonë.  

Edvin Kulluri: Opozita duhet të ulet në një tryezë, kjo nuk po ndodh që nga shtatori. Për mua është pa zgjidhje, Rama do e zgjedhë vetë. presidentin. Rama nuk ka me kë ulet se janë 3 opozita brenda opozitës. Do po paguan çmimin e hipokrizisë.

 

 

Të fundit