Flash News

E-TJERA

Presidenti/ Sot përfundon afati për dorëzimin e emrave, shanse të larta që raundi i parë të kryhet pa kandidatë

Presidenti/ Sot përfundon afati për dorëzimin e emrave, shanse

Sot në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin zyrtar të kandidaturave për Presidentin e ri. Por ende nuk ka asnjë emër për tu hedhur për votim në raundin e parë të përcaktuar të zhvillohet të hënën e 16 majit, ora 17:00.

Vlen për t’u theksuar se raundi i parë i votimit mund të kryhet edhe pa asnjë kandidaturë.

Mazhoranca ka paralajmëruar se nuk do të çojë asnjë emër në raundin e parë, por as opozita nuk është dakordësuar.

Komisioni i Rithemelimit është shprehur se s’mund të bëhet pjesë e ketij procesi, të cilin e konsideron farsë. Ndërsa aleatët e PD, kërkojnë dakordësi mes opozitës.

Edhe deputetë që nuk janë pjesë e “Rithemelimit” ngritën pretendime në Konferencën e Kryetarëve se socialistët e kanë zgjedhur presidentin e ri dhe se kërkojnë opozitën si “buzëkuq për ndërkombëtarët”.

Kujtojmë se emir duhet të zyrtarizohet deri më 24 maj, pai Kushtetuta parashikon se duhet të ndodhë 60 ditë para mbarimit të mandatit të presidnetit aktual dhe në këtë rast, Ilir Metës i përfundon më 24 korrik. Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat.

 

Të fundit