Flash News

E-TJERA

Presidenti i UEFA mbërrin nesër në Tiranë, FSHF zbardh axhendën

Presidenti i UEFA mbërrin nesër në Tiranë, FSHF zbardh

Presidenti i UEFA, Alexander Ceferin, do të mbërrijë nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare. Lajmi ëhstë konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Kreu i qeverisë së futbollit europian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Kujtojmë se vizita e Ceferin vjen pas shpërthimit me eksploziv në shtëpinë e kreut të federatës Armand Duka. FIFA dhe UEFA u solidarizuan me Dukën dhe kërkuan distancimin e politikës nga futbolli.

Të fundit