Flash News

E-TJERA

Presidenti Zelensky falënderon Metën për mesazhet në mbështetje të Ukrainës: Bashkë jemi më të fortë!

Presidenti Zelensky falënderon Metën për mesazhet në

Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelensky ka falënderuar publikisht presidentin Ilir Meta, pas mesazheve dhe qëndrimeve në mbështetje të Ukrainës lidhur me konfliktin me Rusinë, në Ditën Kombëtare të Unitetit.

Në një postim në Twitter, Zelensky shkruan se vlerëson solidaritetin e Shqipërisë dhe thekson se së bashku jemi më të fortë.

“I jam mirënjohës Presidentit Ilir Meta për fjalët e tij të mbështetjes në Ditën Kombëtare të Unitetit! Ne vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë, miqve dhe partnerëve të tjerë, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Së bashku ne e bëjmë Ukrainën më të fortë! #Së bashku më të fortë”, shkruan Zelensky.

Presidenti Zelensky falënderon Metën për mesazhet në

Mesazhi i mëparshëm i Metës ndaj Ukrainës:

Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik.

Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre.

Të fundit