Flash News

E-TJERA

Presidenti i Venezuelës: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet tona

Presidenti i Venezuelës: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka deklaruar publikisht se mafian shqiptare në Ekuador është kontraktuar për të kryer sulme terroriste më 25 maj, që përkon me ditën e zgjedhjeve në Venezuelë.

Duke folur në një komunikim direkt në mediat vendase, Maduro akuzoi shqiptarët që konktrollojnë grupet mafioze në Ekuador, se dërguan disa mercenarë për akte të tilla.

"Përballë kërcënimit që tashmë është denoncuar nga shoku Diosdado Cabello, janë arrestuar tashmë 38 mercenarë të rinj. Mafia shqiptare që sundon në Ekuador ka dërguar një pjesë të mercenarëve të saj të trajnuar për të vendosur bomba në Venezuelë. Janë kapur. Mafian shqiptare, ashtu siç është denoncuar, e kemi. U janë sekuestruar tre telefona dhe të tre telefonat po flasin. Mafia shqiptare.

Dhe pse mafia shqiptare nga Ekuadori po dërgon (mercenarë)? Mafia shqiptaro-kolumbiane. Trafiku i drogës shqiptaro-kolumbian. Dhe nga Novoa, në Ekuador. Pse? Sepse atje ndodhet Erik Prince. Dhe nëse është Erik Prince, është edhe perandoria amerikane. Ata i lëvizin të gjitha. Por nëse ata i lëvizin të gjitha, edhe ne dimë t’i lëvizim. Dhe i lëvizim shumë mirë. Në një bashkim të përsosur popullor, ushtarak dhe policor.

Dhe përballë atyre që duan dhunë, sabotim, shpërthime dhe plumba, unë ju them: Po për votën, jo për dhunën!", tha Presidenti Nicolas Maduro. 

Më parë, Ministri i Brendshëm venezuelian, Diosdado Cabello, kishte konfirmuar kapjen e 38 mercenarëve që planifikonin të sabotonin zgjedhjet. Midis tyre ishin 17 të huaj.

 

Të fundit