
Flash News
Shpreh mbështetjen e SHBA-së që reforma në drejtësi të japë rezultatet e pritura, ambasadorja Yuri Kim takon Vitore Tushën
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
Dendias për zgjerimin e ujërave territoriale: Shtojmë 13 mijë km, vlerësoj qëndrimin e Ramës
Keqkuptimi me një tuit të Elon Mask që 'kushtoi' miliarda dollarë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Presidenti Meta cakton datën: Më 4 dhjetor hidhet shorti për KED-në e re; Avokati i Popullit të jetë i pranishëm

Më 4 dhjetor organizohet hedhja e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së për vitin e ardhshëm.
Përmes një njoftimi zyrtar Presidenca thekson se kreu i shtetit njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.
Sipas Metës, gjatë hedhjes së shortit transparenca është parimi kryesor, kështu që përzgjedhja do të bëhet publikisht.
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se: “ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur ndjekja live dhe në kohë reale e procesit”.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të funksionojë përgjatë vitit 2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META ORGANIZON HEDHJEN E SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI (KED) NË DATË 4 DHJETOR 2020, ORA 11:00
Presidenti i Republikës, në mbështetje të:
– nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
– nenit 221 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar;
me Vendimin nr. 413, datë 25.11.2020, ka vendosur që:
Ditën e premte, datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1 Tiranë, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2021.
Rregullat e hollësishme për hedhjen e shortit janë të miratuara me Vendim nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës, “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.
Në zbatim të nenit 221, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Institucioni i Presidentit të Republikës, në zbatim të pikës 1 dhe 2 të ligjit nr. 115/2016, do të jetë në komunikim zyrtar të vazhdueshëm me institucionet respektive për administrimin e informacionit të azhornuar për të garantuar që, në momentin e hedhjes së shortit në datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, sipas ligjit të përfshihen në short për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ata magjistratë (gjyqtarë dhe prokurorë) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.
Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.
Duke mbajtur në konsideratë nevojën për respektimin e protokolleve shëndetësore dhe rregullave për shkak të situatës pandemike Covid-19, Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.
Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line etj.
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur ndjekja live dhe në kohë reale e procesit.
Kjo për të bërë të mundur që ky proces të ndiqet nga të gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku, që për shkak të akteve ligjore në fuqi për shkak të pandemisë, nuk e kanë të mundur ta ndjekin drejtpërdrejtë nga salla procesin e hedhjes së shortit.
Më poshtë gjenden të publikuara:
Vendim nr.413, datë 25.11.2020 i Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë përgjatë vitit 2021”
Listat paraprake të kandidatëve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë;
Rregullore për përcaktimin e procedurës për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së, miratuar me Vendimin nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës;
Shënim: Duke vlerësuar transparencën si parimin themelor të veprimtarisë së Institucionit të Presidentit të Republikës, kjo rubrikë do të përditësohet në kohë reale me informacionin dhe dokumentacionin që Institucioni i Presidentit të Republikës, do të kërkojë apo do të administrojë në lidhje me të gjithë procesin.
Ditari politik









Të fundit


A është e zhgënjyer Çiljeta nga PD-ja? Këngëtarja hedh poshtë akuzat
19 Janar 2021, 15:37
Princi William inkurajon britanikët të bëjnë vaksinën e Covid-19
19 Janar 2021, 15:10
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
19 Janar 2021, 14:55
Deklarata e mjekëve në Wuhan: Na kërkuan të gënjejmë për infektimet me Covid
19 Janar 2021, 14:51

"Vogue" rëndit Dua Lipën dhe motrën e saj Rinën si të veshurat më bukur
19 Janar 2021, 14:38


Skandali te “Shefqet Ndoqi”, Tire Alldervishi kërkon të dalë nga qelia
19 Janar 2021, 14:15
Spaho prezantohet me strukturat e PD në Korçë, Salianji: Synojmë 6-7 mandate
19 Janar 2021, 13:54
Kryemadhi në Fier: Rama është me oligarkët, bizneset mbyllen përditë
19 Janar 2021, 13:54

Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi i saj
19 Janar 2021, 13:19
Basha: Jam në komunikim me BE-në, Rama kërkon të fshehë dështimin
19 Janar 2021, 13:13

Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim, DW: Shqipëria si një ofrues zgjidhjesh
19 Janar 2021, 13:01
Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë
19 Janar 2021, 12:46




