Flash News

E-TJERA

Presidenti Meta dekoron me titullin "Mjeshtër i Madh" këngëtaren Eranda Libohova

Presidenti Meta dekoron me titullin "Mjeshtër i Madh"

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar artisten e mirënjohur Eranda Libohova me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh".

Meta shkruan në Facebook për kontributin 35-vjeçar të artistes në muzikën shqiptare duke theksuar talentin dhe interpretimin e saj të rrallë, në të gjitha zhanret dhe rrymat e muzikës, qoftë në atë popullore edhe në muzikën e frymëzuar më shumë për rininë.

"Artistja e mirënjohur, Eranda Libohova, është një nga këngëtaret më të dashura dhe të vlerësuara nga publiku.

Me një kontribut të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, falë vokalit të ngrohtë, talentit të rrallë dhe interpretimit të veçantë, të thuajse gjithë zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të këngëve popullore dhe tradicionale, ajo e ka fituar me meritë simpatinë dhe duartrokitjet e artdashësve duke lënë gjurmë ndër breza me hitet e saj.

Për të gjithë kontributin e vyer në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, pata kënaqësinë që edhe në praninë e shumë kolegëve të saj të nderuar, ta vlerësoja këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’," shkruan Meta në Facebook.

Të fundit