Flash News

E-TJERA

Meta kthen në Kuvend marrëveshjen për Parkun e Butrintit: Cenon Kushtetutën

Meta kthen në Kuvend marrëveshjen për Parkun e Butrintit: Cenon

Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.

“Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit i firmosur këtë të hënë.

Meta kthen në Kuvend marrëveshjen për Parkun e Butrintit: Cenon

Sipas Metës, ky vendim erdhi pasi marrëveshja cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO, bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Metës, praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij;

Më tej thuhet se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje;

Në aktin e presidentit thuhet se marrëveshja shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre;

Po ashtu, sqarohet se për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian .

Të fundit