Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Meta: Të ulen tarifat në universitete për studentët, shqetësues largimi nga vendi

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit, zhvilloi sot një takim me një përfaqësi të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, të cilët e njohën atë me disa nga çështjet më kritike me të cilat përballen studentët.
Disa nga çështjet e ngritura, që shqetësojnë rininë studentore ishin: tarifat e larta në universitete, të papërballueshme për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 në humbjen e vendeve të punës, korrupsioni në arsim, specifikisht në arsimin e lartë, ngacmimi dhe dhuna seksuale ndaj studenteve vajza në universitete, rritja e sfidave për frekuentimin e mësimit online nga studentët për shkak të mungesës së teknologjisë dhe mjeteve; si dhe mungesa e bibliotekave, laboratorëve dhe praktikave mësimore.
Përfaqësuesit studentorë dhe pedagogët në takim theksuan se papunësia mes të rinjve të arsimuar mbetet një ndër shqetësimet kryesore në Shqipëri ku rreth 14.4 % e të rinjve me arsim të mesëm janë të papunë, ndërsa 12,3 % e të rinjve me arsim të lartë vuajnë këtë fenomen, duke vënë në dukje se ikja e trurit dhe shpopullimi i vendit nga të rinjtë e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë me rreth 30% të studentëve që synojnë të studiojnë jashtë vendit dhe 79% e të rinjve që dëshirojnë të largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë.
Sipas përfaqësuesve të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë krijimi i Avokatit të Studentit sipas modelit të Avokatit të Popullit, është një nevojë, plotësimi i të cilës do të ndikonte pozitivisht në ndihmën dhe mbrojtjen e të drejtave të studentëve.
Po ashtu dobiprurëse do të ishte edhe mundësimi dhe pajisja me Kartën Rinore deri në moshën 29 vjeç, në të cilën të jetë e integruar edhe Karta e Studentit, rimodelimi i programeve të punësimit pasi të jenë bërë studime të tregut të punës, kthimi në funksionalitet i Zyrave të Këshillim, etj.
Duke ngritur si shqetësimin mungesën e zgjedhjeve demokratike në nivel vendor, të ilustruar edhe me mënyrën e paprecendentë të miratimit me anë të forcës së kartonit në parlament të Ligjit tërësisht të cunguar e të njëanshëm për Rininë, përfaqësuesit rinorë theksuan situatën e vështirë dhe perspektivën e zymtë që i pret në të ardhmen, ku zëri dhe shqetësimet e tyre nuk merren parasysh. Në këtë kuadër, ata nënvizuan domosdoshmërinë e hartimit të një Ligji të ri për Rininë.
Pasi i dëgjoi shqetësimet dhe u njoh me gjetjet e përfaqësuesve të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë, Presidenti i Republikës u shpreh se:
“Takimet me të rinjtë dhe studentët janë përherë kënaqësi. Për të gjithë ne është e qartë se prej gati një viti procesi i edukimit, për shkak të pandemisë dhe pasojave të paparashikuara që solli, është në një trysni të madhe.
Në radhë të parë, doja të përshëndesja gjithë pedagogët e mësuesit, si dhe të gjitha institucionet shtetërore të arsimit publik, për përpjekjet e tyre, që edukimi i studentëve të vijojë normalisht, në veçanti që sistemet online të funksionojnë në një mënyrë sa më efikase, pa cënuar cilësinë e mësimdhënies.
Jam i njohur me faktin se në këtë situatë problem i madh për studentët sot është çështja e tarifave, për shkak se pandemia për fat të keq, pati një kosto të madhe për familjet shqiptare.
Sipas Bankës së Shqipërisë, mbi 50 mijë shqiptarë humbën vendet e punës dhe sigurisht përballimi i tarifave të universiteteve për fëmijët e tyre është një kosto shtesë për shumë familje, që kanë një pagë të ulët.
Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në arsimin e fëmijëve, për shkak të vështirësive që duhet të kapërcehen për të përballuar të njëjtat shpenzime, si përpara se të vinte pandemia.
Arsimi është një instrument shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por është shumë i rëndësishëm për të luftuar varfërinë.
Njëkohësisht arsimi është mundësia më e mirë që i jepet një fëmije, për të shprehur sa më shumë potencialin e tij në jetë, por edhe për të kontribuar më shumë për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Forcimi dhe investim i mëtejshëm në arsim, si një e mirë publike, por dhe si parandalues i pabarazisë dhe i përjashtimit social, është një prioritet. Sidomos në këto kushte, që jemi sot, ku për fat të keq, pabarazia është evidente.
Fenomen kryesor dhe më shqetësues që lidhet me rininë është tendenca e tyre për të ikur nga Shqipëria, në mungesë të besimit dhe shpresës.Shqipëria mban vendin e parë në Europë, përsa i takon studentëve që studiojnë jashtë vendit në raport me popullsinë. Por, ajo që është më shqetësuese është se gati 94-95% e atyre që studiojnë jashtë nuk kanë dëshirë të kthehen më.
Shqetësuese është gjithashtu niveli shumë i lartë i atyre që studiojnë në vend të cilët duan të largohen, sidomos për degët të tilla siç është mjekësia.
Megjithëse është një panoramë jo tepër optimiste, ne përsëri besoj do të gjejmë forcën dhe do vlerësojmë më me përgjegjësi këtë situatë të gjithë bashkë, duke filluar nga grupet e interesit dhe institucionet shtetërore me qëllim, për të përqendruar vëmendjen, energjitë, por dhe resurset tona sot, dhe në të ardhmen akoma më shumë, për të forcuar arsimin, duke ju krijuar të rinjve kushte më të mira dhe akses të plotë në vendimmarrje.
Nevojitet një mbështetje më e madhe shtetërore për studentët që vijnë nga familijet me vështirësi ekonomike, që edhe ata të kenë mundësi të jenë dhe të ndihen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre.
Duhen mbështetur më të talentuarit, me qëllim për t’i mbajtur në vend.
Në këtë plan, kam besim në angazhimin tuaj të mëtejshëm dhe për të bashkuar të gjithë forcat, për një qëllim të përbashkët: Për t’i thënë ndal largimit të rinjve.
Gjithçka e mbarë për një vend, për një komb, për të ardhmen e tij, por edhe për prosperitetin, fillon te një arsim më i mirë, më cilësor, më përfshirës, por edhe te një edukim më thelbësor me dashurinë për Atdheun.
Është koha ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa duke arritur standardet europiane në çdo fushë, për të rikthyer besimin dhe shpresën tek të rinjtë”, tha Meta.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38