Flash News

E-TJERA

Presidenti Meta vlerëson artistin Ilir Kerni me dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti Meta vlerëson artistin Ilir Kerni me dekoratën “Nderi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me anë të një ceremonie solemne, baletmaestron dhe drejtuesin e spikatur artistik, Ilir Kerni me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Kreu i Shtetit e çmoi artistin e mirënjohur shqiptar me famë ndërkombëtare, i cili mban edhe titullin “Ambasador i Kombit”, me motivacionin:“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të suksesshme artistike për shpalosjen e cilësive të spikatura si interpretues balerin, si baletmaestër dhe drejtues artistik, duke pasqyruar pozitivisht vlerat e vyera të artit dhe kulturës shqiptare në Shqipëri e në skenat botërore.  Në mirënjohje të pasionit dhe idealizmit të njeriut të përkushtuar ndaj artit, si balerin dhe koreograf i rrallë dhe i talentuar, të përkushtimit të tij të pashterur e të karrierës së tij të shkëlqyer prej më shumë  se 40 vitesh, pjesa më e madhe në skenat e huaja, duke u shndërruar në një shembull frymëzimi për brezat dhe artistët e rinj.”

Përgjatë më shumë se 40 viteve karrierë, në artin dhe fushën e baletit, Ilir Kerni ka ngritur lart emrin e Shqipërisë dhe ka promovuar vlerat tona më të mira kombëtare, përmes interpretimeve të tij, në shumë skena dhe teatro të botës.

Ilir Kerni është një personalitet i shquar, shumë i njohur për të gjithë ne dhe shumë prezent veçanërisht gjatë viteve ’80 e deri në hapjen e Shqipërisë, por gjithashtu shumë i shquar në këto 30 vite, sidomos në skenat botërore.

Ai ka arritur gjatë këtyre katër dekadave, të shkëlqejë me një repertor jashtëzakonisht të pasur në karrierën e tij, tij, ku mund të përmendim interpretimet e tij në një sërë rolesh si: Azem Galica tek vepra “Shota dhe Azem Galica”,  Halili tek “Halili dhe Hajria”,  Basilio tek “Don Kishoti”, e shumë e shumë role të tjera, të cilat kanë shpalosur talentin  artistik të Ilir Kernit dhe janë mirëpritur nga artdashësit vendas por dhe publiku i huaj.

Për talentin dhe karrierën e tij të suksesshme si balerin, ai është vlerësuar me shumë çmime dhe tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Të fundit