Flash News

E-TJERA

Presidenti polak: Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së shumë shpejt

Presidenti polak: Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka zhvilluar sot një takim me presidentin Bajram Begaj, në kuadër të vzitës së tij në Shqipëri.

Duda deklaroi nga konferenca e përbashkët për shtyp me Begajn se Polonia do të ofrojë mbështetje që Shqipëria të anëtarësohet shumë shpejt në Bashkimin Evropian, duke shprehur përkrahje në rrugën evropiane.

Duda shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë është në interesin e BE-së.

“Me mbështetjen e Polonisë, së shpejti shpresoj që Shqipëria të jetë anëtare e BE dhe do të jemi bashkë në këtë familje të madhe. Deklarova edhe mbështetjen tonë polake për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. I thashë z.President se më 1 Maj kemi pasur konferencë shtypi me Kryeministin ku theksuam në mënyrë të qartë lidhur me afrimin e kyesimit të Polonisë në kuadrin e BE në gjysmëm e parë të 2025, e kemi thënë qartazi cilat janë prioritetet, midis të cilave forcimin e lidhjes mes SHBA dhe Europës, prioritet të dytë do kemi anëtarësimin në BE të Ukrainës, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, midis të cilave është edhe Shqipëria e cila është në krye sa i përket përmbushjes së kritereve. Jemi përkrahës të dyerve të hapura në BE. I kuptojmë shumë mirë sakrificat e Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare për të realizuar të gjitha reformat që janë të domosdoshme. Shihet shumë qartë që këto reforma po realizohen, nuk kam asnjë pikë dyshimi që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt. Është në interesin tonë, është në interesin e BE. E sigurova Presidentin që këtë anëtarësim e mbështesim”, tha Duda.

 

Të fundit