Flash News

E-TJERA

"Presidenti tha tre të vërteta"/ Debat mes Çollakut dhe Neshos: Dalja e Metës ishte provokim!

"Presidenti tha tre të vërteta"/ Debat mes Çollakut

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku dhe diplomati Agim Nesho kanë debatuar lidhur me përplasjen mes presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Teksa Çollaku i ka cilësuar ndërhyrje politike deklaratat që bëri dje Meta, ndërsa Nesho e kundërshtoi, duke deklaruar se Kreu i Shtetit tha disa të vërteta.

Çollaku u shpreh në “Politiko” në Top News se kush drejton PD apo sa këllqe ka lideri i saj është çështje e partisë dhe jo e presidentit Meta apo ndonjë eksponenti të LSI-së.

Debati Çollaku-Nesho

Nesho: Provokimi ka ardhur sepse e vuri në trekëndëshin e Bermudës. Ishte sulmi i parë dhe ai ka të drejtën e përgjigjes. Mendoj se dalja e presidnetit Meta kishte për qëllim një gjë , për të treguar se njeriu që më akuzon nuk ka shtyllë kurrizore të një lideri.

Çollaku: Kjo është ndërhyrje politike. Çfarë po thote presidenti sot? Që Lul Basha është i dobët si kryetar opozite, por unë nesër do të jem më i fortë? Kjo është ndërhyrje politike. Do të ishte në të drejtën e tij të thoshte gabim për mandatet, më keni vënë në pozitë të vështirë...

Nesho: Kështu e tha. Ai tha tre të vërteta. Ideja është që në këtë marrëveshje që kemi bashkë, siç e kuptova unë, je ti që nuk ke këllqe për të drejtuar një parti politike.

Çollaku: Po kjo është ndërhyrje politike. Se këllqet se kush drejton PD, nuk i takon as presidentit Meta dhe asnjë eksponenti të LSI-së. Se kush e drejton PD është çështje që i përket PD.

 

Të fundit