Flash News

E-TJERA

Presidenti turk Erdogan viziton javën e ardhshme Ballkanin

Presidenti turk Erdogan viziton javën e ardhshme Ballkanin

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Ccavoshoglu pohoi se presidenti Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë javën e ardhshme disa vende të Ballkanit.

Gjatë Samitit të Ballkanit të Hapur në Beograd, ministri turk tha se në fokus të axhendës do të jetë situata në Bosnje-Hercegovinë. Erdogan do të ndaojë edhe në Serbi e Kroaci.

"Kriza politike në Bosnje Hercegovinë. Presidenti Erdoan do vizitojë Bosnje Hercegovinën, Serbinë, e Kroacinë javën tjetër dhe situate politike në Bosnje do të jetë në krye të agjendës tonë. Nuk mund të lejojmë një konflikt tjetër në zemër të Ballkanit.

Lidhur me dialogun Kosovë – Serbi. Marrëveshja për kartat e identitetit vërteton se duhet të përqëndrohemi në interesa të përbashkëta në vend të dallimeve. Turqia ka komunikim të hapur me të dyja palët e do të vijojmë të nxisim dialogun për të arritur një marrëveshje për targat dhe çështjet e tjera që mbeten.

Disa mund të mendojnë që Turqia është aktor I jashtëm por është e gabuar. Ne jemi Ballkan. Ne hedhim poshtë ndarjet artificiale në Ballkanin më të gjerë si perëndim apo lindje. Na duhet të zgjidhim problemet tona e të mos I shërbejmë interesat e të tjerave. Ballkani duhet të marrë në dorë fatin e tij", tha ministri turk. 

 

Të fundit