Flash News
Tjetër bastisje në veri të Kosovës, gjenden armë dhe uniforma ushtarake
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
U vetplagos me armë zjarri, e pëson 45-vjeçari
GJKKO zgjat masën e sigurisë “arrest me burg” për anëtarin e organizatës së Suel Çelës
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Presidenti Volodymyr Zelenskyy vjen në Tiranë, pritet nga ministri Hasani
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mbërriti pak para mesnate në aeroportin e Rinasit. Zelenskyy u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe delegacioni shqiptar.
Hasani ka ndarë në një postim në Facebook, momentin e pritjes së Zelensky-t, teksa shkruan se ky është një moment kyç për zhvilimin e marrëdhënieve dypalëshe.
"I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.
#NeQëndrojmëMeUkrainën", shkruan Hasani.
Vizita e Zelenskyy-t vjen në kuadër të Samitit Ukraina-Evropa Juglindore, i cili do të mbahet sot në Pallatin e Kongreseve.