Flash News

E-TJERA

Presidentja e Komisionit Evropian mesazh para mbërritjes në Tiranë, kur do të takojë Metën dhe Ramën

Presidentja e Komisionit Evropian mesazh para mbërritjes në

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë sot Tiranën. Ajo pritet të mbërrijë në orën 09:00 në Pallatin e Brigadave ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe do të zhvillohet një ceremoni zyrtare.

Pas këtij takimi, von der Leyen do të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në presidencë. Ndërsa rreth orës 11:15,  Presidentja e Komisionit Evropian do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujë,  ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Para mbërritjes në Shqipëri, ajo ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku bën me dije nisjen e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor. Vizita do të nisë nga Shqipëria, ndërsa nesër do të shkojë në Kosovë. Ajo ka theksuar se vendet e BP ndajnë një të ardhme europiane.

"Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ne po përgatitemi tani:

Duke kapërcyer pandeminë, së bashku.
Duke investuar në mënyrë strategjike.
Duke i dhënë mundësi rinisë sonë",  shkruan presidentja e KE-së.

Të fundit