Flash News

E-TJERA

Presidentja greke mesazh për Shqipërinë: Duhet të bëni më shumë për pakicat greke

Presidentja greke mesazh për Shqipërinë: Duhet të bëni
Katerina Sakellaropoulou

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka dhënë një mesazh për Shqipërinë, në 80 vjetorin e themelimit të “OMONIA-s”.

Ajo ka vlerësuar arritjet e vendit tonë, ndërsa shton se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në raport me pakicat greke.

Sakellaropoulou shprehet se Shqipëria ka bërë përparim në rrugën e modernizimit të saj, si rezultat i së cilës është sot një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sidoqoftë, ajo vëren se “duhet të ndërmerren shumë hapa të tjerë në mënyrë që kursi evropian i vendit të kalojë në fazën tjetër. Për këtë qëllim, mbrojtja e të drejtave të pakicës greke, arsimi në gjuhën greke dhe sigurimi i të drejtave të pronës janë parakushte, bazuar në vendimet evropiane”.

Të fundit