Flash News

E-TJERA

"Presim që kryeministri të reagojë", gratë naftëtare ripërsërisin thirrjen: Rama t’i jepë zgjidhje situatës

"Presim që kryeministri të reagojë", gratë
Gratë naftëtare në grevë

Teksa ndodhen në ditën e 12-të të grevës së urisë, gratë naftëtare vijojnë të bëjnë rezistencë duke mos hequr dorë nga greva për të marrë pagat e tyre.

Ato shprehen se pavarësisht thirrjes së qeverisë për të dalë nga greva, nuk do të dorëzohen pa pasur një zgjidhje të çështjes.

Ndërkohë thirrja e tyre për ndërmjetësim nga ana e kryeministrit vazhdon, teksa shprehen  se Rama duhet të reagojë dhe t’i japë zgjidhje situatës së krijuar.

“Nuk duam asgjë tjetër, duam gjakun tonë. Populli është uragan e duhet të reagojmë të gjithë. Presim që kryeministri të reagojë. Nuk dallim nga greva pa marrë zgjidhje”, tha një naftëtare.

 “Edi Rama të reagojë dhe t’i jepet zgjidhje situatës. Nuk dalim nga greva pa marrë atë që na takon. Kryeministri është mashtrues”, deklaroi një tjetër naftëtare.

Të fundit