Flash News

E-TJERA

"Presim që Shqiperia të përparojë në rrugën drejt BE-së", Varhelyi bisedë me Ramën, tregon çfarë u diskutua

"Presim që Shqiperia të përparojë në rrugën

Komisioneri për zgjerim në BE Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë online, ose "vizitë" virtuale, siç e quan ai, me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi bënë me dije se kanë diskutuar për luftën ndaj koronavirusit dhe përgatitjet për Samitin e Sofisë, që do të mbëhet javën e ardhshme.

Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së, thekoson Komisioneri Varhelyi.

“Një takim virtual me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam për punën që vijon për të finalizuar kornizat negociuese, mbështetjen në luftën kundër COVID-19 si dhe përgatitjet për samitin e Sofjes, javën e ardhshme. Presim që Shqiperia të përparojë në rrugën drejt BE-së”, shkruan Varhelyi.

 

Të fundit