Flash News

E-TJERA

"Presim t’i bashkohemi Minishengenit", Hoti: Njohja reciproke kusht për normalizimin me Serbinë

"Presim t’i bashkohemi Minishengenit", Hoti: Njohja reciproke

Kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti shprehu dëshirën e Kosovës  për t'iu bashkuar minishengenit ballkanik.

"Kemi hyrë në parimin që ne pranojmë dhe instistojmë të jemi pjesë e çdo nisme rajonale, në baza tërësisht të barabarta. Po ndodh një transformim ekonomik me përmasa globale", tha Hoti.

Ky i fundit foli edhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe liberalizimit të vizave.

"Kemi kaluar nëpër një periudhë të vështirë, që në vitin 2015-2016, kjo e ka shtyrë procesin e liberalizimit të vizave. Për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet në regjion, njohja reciproke mes dy vendeve është pikë kyçe.

Bashkimi Europian e ka bërë të qartë, që procesi euro-integrues i Serbisë është i kushtëzuar nga zgjidhja e çështjeve me të gjitha vendet. Për marrëveshjen e Brukselit kemi negociuar me javë të tëra. Pritjet tona i kemi pasur të qarta, për një bashkëpunim ekonomik", deklaroi Hoti për "A-Show".

Të fundit