Flash News

E-TJERA

Pret përfaqësues nga komuniteti arbëresh, mesazhi i Metës

Pret përfaqësues nga komuniteti arbëresh, mesazhi i Metës

Presidenti Ilir Meta thekson se është jetike për identitetin kombëtar ndihma ndaj komunitetit arbëresh. Apeli i Kreut të Shtetit vjen pas një takimt që ai pati me përfaësues të këtij komuniteti.

“Takimet me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur arbëresh janë gjithmonë emocionuese. I lumtur të prisja ngrohtësisht Nënkryetarin e Bashkisë Arbëreshe të Ururit, Molise, z.Emiliano Plescia dhe Këshilltarin për Kulturën të kësaj Bashkie, z.Roberto Anzivino.

Jetike për mbrojtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar të mbështesim dhe ndihmojmë arbëreshët të ruajnë këtë pasuri të vyer historike dhe kulturore, vlerë e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike”, shkruan Meta.

Ky i fundit bën me dije se i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të vizituar bashkinë e Ururit, ndërsa shton se do të kontribuojë për pasurimin e bibliotekës së saj me libra dhe botime në gjuhën shqipe.

Pret përfaqësues nga komuniteti arbëresh, mesazhi i Metës

Të fundit