Flash News

E-TJERA

Pretendimet e Trump, Arta Dade: Votat janë në tavolinë, nuk janë evidentuar parregullsi

Pretendimet e Trump, Arta Dade: Votat janë në tavolinë, nuk

Ish-deputetja e PS-së, Arta Dade ka komentuar procesin zgjedhor në SHBA. Ajo nuk u pajtua me veprimin e presidentit Donald Trump për t'ju drejtuar Gjykatës dhe thirrjet e tij për të ndaluar numërimin e votave.

Dade tha për " Real Story" se ky vendim mund të merret në raste parregullsish, që nuk është evidentuar shtoi ajo.

"Thirrja e Presidentit Trump ndaj Gjykatës Supreme për të ndaluar numërimin e votave, një ngjarje e çuditshme. Unë besoj që ato çfarë janë në tavolinë do numërohen dhe kam përshtypjen se ai që do të humbasë, duhet të nisë proceset ligjore, nëse ka paregullsi dhe nuk kam dëgjuar një gjë të tillë", tha Dade.

Të fundit