Flash News

E-TJERA

Pretendoi se i rrezikohej jeta në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën e Breçanit

Pretendoi se i rrezikohej jeta në qeli, GJKKO rrëzon

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Erzen Breçanit për t’u liruar nga qelia pasi pretendoi se i rrezikohej jeta.

Breçani ka pretenduar se shëndeti i tij rrezikon qëndrimin në qeli. Ndaj tij është kryer edhe ekspertiza mjekësore.

Erzen Breçani u arrestua në nëntor të 2023 dhe akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

Më 20 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO.

Të fundit