Flash News

E-TJERA

Pretendonin për paligjshmëri, IKMT tërhiqet nga shembja e hotelit në pronësi të numësuesit të Fredi Belerit

Pretendonin për paligjshmëri, IKMT tërhiqet nga shembja e hotelit

IKMT dhe Policia e Shtetit është tërhequr nga aksioni për shembjen e hotelit në pronësi të Fjorentin B.elit, i cili ishte numërues në kutinë e fundit të fshatit Kudhes, që i dha fitoren Fredi Belerit në Himarë

Sipas informacioneve, vendimi ka ardhur për faktin se sezoni turistik është shumë afër dhe ka pasur ankesa nga pronarët e objekteve të tjera.

Banorët thonë se operacioni i ndërmarrë nga IKMT është i motivuar politikisht. Prindërit e Belit thanë se djali i tyre nuk ka asnjë faj ndërsa i bënë thirrje kryeministrit Rama të tërhiqet.

“Dha urdhër ai. Pse çfarë i bënë? Se vajti djali im në komision? As i shau, as i ofendoi? Neve rroftë themi, nuk themi poshtë. Po tani poshtë e më poshtë të verë,” u shpreh nëna e Belit.

Të fundit