Flash News

E-TJERA

Preu me bisturi në fytyrë kinezin, arrestohet shqiptari në Bolonjë

Preu me bisturi në fytyrë kinezin, arrestohet shqiptari në

Policia e Bolonjës ka zbatuar urdhrin e aplikimit të masës së sigurisë arrest shtëpie ndaj një 51-vjeçari shqiptar, nën hetim për plagosje të rëndë personale.

Ngjarja ndodhi në orën 21:50 të datës 13 dhjetor të vitit të kaluar, kur një banakier kinez 49-vjeçar u plagos rëndë në fytyrë nga goditja e shqiptarit, i cili e kishte sulmuar me bisturi, sepse ai nuk e kishte lënë të përdorte makinetat e lojërave të fatit jashtë orarit të punës.

Konkretisht, shqiptari, pasi ka debatuar rëndë me banakierin, ka shkuar në tualet dhe duke dalë jashtë është afruar në banakun e klubit, duke e goditur me prerës në fytyrë kinezin, ku i ka shkaktuar rrjedhje të bollshme gjaku.

Në sajë të dëshmive të marra nga klientët e tjerë, Karabinierët nisën hetimet dhe gjetën identitetin e autorit, i identifikuar si një shqiptar 51-vjeçar, me banim në Bolonja, me precedentë të mëparshëm penal, ai iu nënshtrua masës së sigurimit të gjyqtarit.

Të fundit