Flash News

E-TJERA

Prezantohej si shoferi i kancelares së SPAK, arrestohet 23-vjeçari

Prezantohej si shoferi i kancelares së SPAK, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 23-vjeçarin Romario Ibraliu, pasi akuzohet se prezantohej si shofer i kancelares së SPAK.

Ai kërcënonte inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin procedime për ndërtim të paligjshëm.

Ibraliu kishte ndërtuar një banesë pa leje në Tiranë dhe kur inspektorët e IMT-së shkuan për të kontrolluar dokumentacionin dhe për verifikimet përkatëse, ai i kërcënoi duke pretenduar se punonte si shofer i kancelares së SPAK.

Pas verifikimeve ka rezultuar se ndërtesa ishte pa leje dhe Romario Ibraliu nuk rezulton punonjës i Prokurorisë së Posaçme.

Të fundit