Flash News

E-TJERA

Prezantohet sot koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Prezantohet sot koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë

Do të prezantohet sot koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e nënshkruar mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera.

PD-ASHM do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Prezantimin e koalicionit e ka njoftuar kreu i PD, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook.

Prezantimi i koalicionit opozitar do të bëhet në orën 12:00, në Hotel Tirana International.

“Mirëmëngjesi miq! Sot, ora 12:00, Partia Demokratike e Shqipërisë prezanton koalicionin:

ALEANCA PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE (PD-ASHM)

Ju ftoj të na ndiqni sipas dëshirës! E hënë, 10 mars, Hotel Tirana International, Salla Classic”, shkruan Berisha.

Prezantohet sot koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë

Të fundit