Flash News

E-TJERA

Prifti: Nuk i mbeti Nishanit për të përcaktuar strategjinë e PD-së, nuk është Bill Klinton

Prifti: Nuk i mbeti Nishanit për të përcaktuar strategjinë e

I ftuar në PolitikON nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Rezart Prifti u shpreh se nuk i mbeti Bujar Nishanit për të përcaktuar strategjinë e PD-së.

Sipas tij, nga ana organizative në PD duhet të bëheshin proceset pas zgjedhjeve për zgjedhjet brenda partisë.

Prifti: Nuk i mbeti Bujar Nishanit për të përcaktuar strategjinë e PD-së. Nëse do të marrë ndonjë guxim për kandidaturë, mendoj unë, nuk ka... ky vend ka pasur shumë presidentë, që kanë qenë edhe qesharakë, se Nishani nuk është Bill Klinton.

Për mua ashpërsia tregon mungesë argumenti. Këta zotërinj ku ishin këto 4 vitet e fundit, po pinin verë? Po të kishin një përqasje kulturore tjetër nuk do të bënin këto pakte heshtjeje. Nga ana organizative në PD duhet të bëheshin proceset. Mënyra se si u bë ky proces, se unë e dallove qysh në fjalimin e humbjes.

 

Të fundit