Flash News

E-TJERA

Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt altarit, çifti nis përgatitjet për ceremoninë

Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt altarit, çifti nis përgatitjet

Princi Leka Zogu II dhe partnerja e tij Blerta Celibashi së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Çifti thuhet se ka nisur përgatitjet për ceremoninë dhe dita e kurorëzimit është shumë pranë.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, Princ Leka dhe Blerta Celibashi festuan fejesën në një ceremoni private dhe elegante në breg të detit në Shqipëri.

Lidhja me Blerta Celibashin, erdhi pas skandalit që përfshiu familjet mbretërore në periudhën e divorcit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë. Blerta dhe Princ Leka fillimisht e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre, por më pas mediat publikuan imazhet e tyre në rrugët e Tiranës.

Më pas çifti vendosi të mos e fshehë më lidhjen duke e ekspozuar atë në dalje të shumta publike.

Të fundit