Flash News

E-TJERA

Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni private

Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Leka II Zogu, Princ i Shqiptarëve, me Blerta Celibashin. Ceremonia u zhvillua në një event privat, duke ruajtur karakterin intim dhe solemn të ngjarjes për Familjen Mbretërore Shqiptare.

Sipas komunikatës zyrtare, fotografia e çiftit është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend historik që nderon trashëgiminë e Mbretëreshës Geraldinë dhe lidhjet e familjes mbretërore me origjinën hungareze.

Pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

Komunikata zyrtare:

Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi.

Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.

Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze, e cila mbetet një pjesë e pandarë e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.

Pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj anembanë botës.

Oborri Mbretëror Shqiptar

Tiranë, 15 mars 2026

Të fundit