Flash News

E-TJERA

Princ Leka për median britanike: Shqiptarëve nuk ju jepen viza, s’mund të quhen pushtues

Princ Leka për median britanike: Shqiptarëve nuk ju jepen viza,

Princ Leka Zogu II ka dhënë një intervistë televizive për emisionin “Uncensored” nga gazetari i njohur britanik Piers Morgan.

Princ Leka rrëfeu bisedën e tij me ambasadorin britanik në Tiranë Alastair King Smith, teksa konfirmoi se deklaratat e bëra nga Britania mbi emigrantët shqiptarë, nuk janë qëndrime të qeverisë.

Princ Leka u shpreh se shqiptarët të cilët emigrojnë drejt Britanisë nuk mund të quhen pushtues.

“Këtë pasdite pata një bisedë me ambasadorin britanik, i cili më konfirmoi se komentet nuk janë aspak reflektime të qeverisë britanike ndaj Shqipërisë. Shqipëria dhe Anglia kanë një marrëdhënie fantastike. Jemi në aleancë për luftën në Ukrainë. Kemi marrë emigrantë nga Afganistani. Po sulmohemi nga Irani për shkak të kampit të Manzës. Britania e Madhe ka 1.6 mln emigrantë, 20 mijë shqiptarë nuk mund të konsiderohen si pushtim”, tha Princ Leka.

Princ Leka solli në vëmendje vitin 1939. Ai pohoi se edhe familja e tij emigruan drjt Anglisë në kohën e pushtimit fashist. Princ Leka bëri thirrje për viza për shqiptarët në mënyrë që të punojnë legalisht.

“Shqiptarëve nuk u jepen viza. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të vijnë dhe të punojnë ligjërisht në Angli. Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik. Edhe familja ime në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, erdhi në Angli. Edhe unë u edukova atje dhe iu bashkova ushtrisë, si oficer”, tha Princ Leka.

Të fundit