
Flash News
Situata e Covid-19 në 24 orë: 19 humbje jete dhe 892 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri
Ultimatum nga BE për integritetin e kandidatëve? Rama: Mora vlerësime, në Bruksel kërciti vetëm ndërhyrja e gazetares
Revolucioni Dixhital/ Rama bën bilancin: Shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radha
Zgjedhjet/ Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës
Aleatët e Bashës si ‘inglorious bastards’
“’Princi’ u përgjua edhe në 2020-ën në Shqipëri”, gazetarja nga Italia tregon personin kyç në skandalin e përgjimeve të Ndraghetës
Gazetarja italo-shqiptare, Alba Kepi, deklaron se dosja e bujshme të mafias Ndragheta, përgjimet e së cilës janë publikuar prej ditësh në mediat shqiptare, nuk janë mbyllur dhe Antonio Galo, i njohur si Princi i Ndraghetës, është përgjuar edhe në vitin 2020 në Shqipëri. .
Duke folur në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV se thotë se përgjimet janë bërë në terren në Shqipëri dhe Itali.
“Mendoj se hetimet do të vazhdojnë. Puna më e madhe do të kryhet në territor. Kur përcillet një lajm i tillë, komenti është se po zihen dy kundërshtarë të politikës, sikur lajmin e solli dikush në politikë.
Është gjëja më absurde, e cila u shërben më së shumti grupeve kriminale, të largojnë vëmendjen nga thelbi që është kryesorja e ngjarjes.
Ne duhet të merremi me fenomenin. Nuk mund të vësh në diskutim fenomenin vetëm duke u marrë me një faqe të përgjimeve,” tha Kepi.
Gazetarja tregon se person kyç në këtë çështje është Henrik Baçi.
“Uroj që Rama të lexojë dosjen sepse nuk e ka bërë. Dosja përmban afera tronditëse. Më 14 qershor 2020, tre shqiptarë vijnë në Katanzaro dhe bëhen pronarë të gjashtë kompanive.
Këto persona i sjell pikërisht Henrik Baçi. Unë uroja që gazetarët shqiptarë të gjejnë ku i ka zyrat ky person. Kjo do të thotë se hetimet vazhdojnë dhe biznesi nuk ka marrë fund,” tha Kepi.
“Nga konferenca e Ramës u ndjeva e fyer dy herë. Së pari sepse hodhi poshtë partnerin më të rëndësishëm, Italinë, duke hedhur poshtë atë dosje. Antimafia italiane ka disa vite që ka sinjalizuar se e ka të vështirë që të punojë me Shqipërinë.
...Në numrat telefonikë të Antonio Galos i njohur si Princi apo Qorri, janë mijëra telefonata. Prej tyre mësohet se hetimet vazhdojnë edhe në vitin 2020. Pra nuk janë përgjime deri në vitin 2018,” tha Kepi.
Ditari politik









Të fundit

Balla: Si do veprojë Rama nëse Meta nuk i dekreton qeverinë pas 25 prillit
2 Mars 2021, 22:54

Topalli: As sondazhet e veta s’e çojnë askund PD-në
2 Mars 2021, 22:17





Demi Lovato humbet kile duke qenë e lumtur
2 Mars 2021, 21:01
Joan Laporta shprehet i sigurt: Messi nuk do të qëndrojë te Barcelona
2 Mars 2021, 21:01

Veçoritë dalluese të Galaxy Z Fold2
2 Mars 2021, 20:38

Kurti nga Lezha: Kushtetutra nuk na lejon bashkimin me Shqipërinë
2 Mars 2021, 20:14
Pas Hungarisë, një tjetër shtet evropian pranon vaksinën ruse
2 Mars 2021, 19:40
95% e shërbimeve publike online
2 Mars 2021, 19:39


Një rikthim te blutë, Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri
2 Mars 2021, 18:47
Aktorja e 'Wonder Woman' shtatzënë për herë të tretë
2 Mars 2021, 18:46
VOA: COVID 19, Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruse
2 Mars 2021, 18:33

Patozi prezanton kandidatin e Bindjes Demokratike për Qarkun e Vlorës
2 Mars 2021, 18:03