Flash News

E-TJERA

Prindërit e fëmijëve në Shkollën "Fan Noli" thirrje për protestë çdo të martë

Prindërit e fëmijëve në Shkollën "Fan Noli"

Prindërit e fëmijëve që frekuentojnë shkollën "Fan Noli" në Tiranë kanë paralajmëruar se do të protestojnë çdo të martë në kërkim të drejtësisë për vrasjen e 14-vjeçarit Marintin Canit dhe për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Ata kanë shprehur shqetësimin e thellë se pas 12 ditësh nga ngjarja tragjike, ende nuk është zbardhur rasti dhe ka pasur vetëm deklarata kontradiktore nga ana e policisë.

Në një deklaratë për mediat, ata kanë kërkuar një hetim të plotë dhe të paanshëm për ngjarjen dhe vendosjen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë.

"Vetëm duke vendosur drejtësi për Martinin do të mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë," thanë ata.

Grupimi i prindërve ka theksuar gjithashtu se arsimi në vend nuk mund të garantojë as sigurinë fizike të fëmijëve, dhe se është e domosdoshme që qytetarët të kërkojnë llogari nga institucionet shtetërore për të siguruar një mjedis të sigurt për fëmijët.

Ata hodhën poshtë çdo tentativë për ta politizuar protestën, duke bërë thirrje që kjo të mbetet një lëvizje qytetare për sigurinë në shkolla.

Protesta do të zhvillohet çdo të martë, në orën 18:00, para shkollës "Fan Noli", dhe do të vazhdojë me një marshim deri në Ministrinë e Arsimit. Prindërit kanë ftuar çdo qytetar që shqetësohet për sigurinë e fëmijëve të bashkohet me ta në këtë kauzë.

Të fundit