Flash News

E-TJERA

Prindërit marshojnë sërish të hënën para Ministrisë së Arsimit, për Martin Canin

Prindërit marshojnë sërish të hënën para

Të hënën në orën 17:00 do të protesohet sërish për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili u vra tragjikisht me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij.

Prindërit e shkollës “Fan Noli” dhe përfaqësues të shoqërisë civile u grumbulluan sërish sot ku paraqitën kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Protesta e së hënës do të nisë sërish pranë shkollës ku ndodhi krimi dhe do të ndalojë përpara Ministrisë së Arsimit.

Martin Cani u vra 6 ditë më parë nga Mario Përlleshi. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 14-vjeçarin.

Të fundit