Flash News

E-TJERA

Prindërit protestojnë për helimimin e fëmijëve, kryebashkiaku i Gramshit: Po e shfrytëzojnë për politikë

Prindërit protestojnë për helimimin e fëmijëve,

14 fëmijë deri tani kanë rezultuar të infektuar me salmonelë, pas helmimit në një kopsht shtetëror në Gramsh.

Prindërit kanë protestar sot para bashkisë duke kërkuar nga autoritetet që çështja të hetohet dhe të merret përgjegjësi. Ajo që është më cinike ka të bëjë me kryebahskiakun e Gramshit, Besian Ajazi,  i cili akuzon prindin e një fëmije se po kërkon të bëjë politikë me çështjen.

“Të dalë një e të thotë. Thonë se na kanë bërë po të tregojnë se kush u ka bërë presion. Kjo nuk është cështje se prandaj them që disa persona më saktë një person e ka tejkaluar shqetësimin qytetar dhe familjar.

Një person po e shfrytëzon rastin e fëmijës së vet për të bërë politikë. Nuk do të doja kurrë të ndodhesh në kërtë situatë. Ne nuk mund të shkojmë në përfundime pa patur përfundimet e institucioneve përgjegjëse”, dekalroi kryebashkiaku.

Të fundit