Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Prirje të reja të emigracionit, Shqipëria nuk është një pol tërheqës për Greqinë
Në 30 vitet e pas komunizmit emigracioni më i madh i shqiptarëve ishte drejt Greqisë fqinje. Por kohët e fundit numri i emigrantëve nga Shqipëria në Greqi po shënon rënie të ndjeshme prej migrimit të brezit të dytë drejt Anglisë dhe Europës veriore. Studiuesit vlerësojnë se prirjet e reja migruese kanë ndikim edhe tek shumë zona ndërkufitare shqiptare ku emigrantët nuk po kthehen më nga Greqia në Shqipëri në mënyrë sezonale.
Në Vrisera të Gjirokastrës, një zonë kufitare buzë kufirit me Greqinë, një grusht banorësh janë mbledhur në një dëgjesë publike të Bashkisë së Dropullit për buxhetin e vitit të ardhshëm. Jeta e banorëve është bërë më e vështirë prej migrimit masiv dhe organizmi i shërbimeve sidomos për moshat e treta është një sfidë për qeveritë vendore.
Mihal Kicaqi nga Vriseraja flet për sfidat.
“Në zonën e Vriserasë të Dropullit të Sipërm kanë ikur masivisht dhe këtu kanë mbetur shumë pak pleq. Disa shtëpi në çdo fshat, maksimumi 30 shtëpi që janë me dy apo tre banorë. Dhe kjo krijon shumë vështirësi si për shërbimet sidomos shëndetësore, transportin jetën në përgjithësi.”
Zoti Kicaqi thotë më tej se largimi së fundi edhe nga Greqia i brezit të dytë e bën më të vështirë lidhjen me familjet në Shqipëri. Ai thotë se djali i tij ka migruar së fundi në Angli dhe ai nuk e ka dëshiruar këtë migrim të dytë.
“Unë kisha djalin që më iku nga Greqia, nga Athina ku kishte punën, në Angli. Kjo për arsye se kishte rrogën e ulët dhe nuk i dilte të plotësonte nevojat. Gjetën mundësi më të mira atje dhe kështu kanë ikur shumë emigrant shqiptarë edhe nga Greqia. Nuk e doja një mergim të dytë të djalit, por tani po mësohemi", thotë ai.
Në Greqi nuk ka ende statistika të qarta për largimin e shqiptarëve drejt vendeve europiane dhe në Angli pasi një pjesë e migrantëve shqiptarë të brezit të dytë janë larguar me dokumente apo nënshtetësi greke.
Eda Gemi, një studiuese e njohur e çështjeve të emigracionit shqiptar në Greqi flet mbi këtë dukuri.
“Përllogaritet që rreth viteve 2018-2020 rreth 55mijë deri në 60 mijë shqiptarë të brezit të dytë janë larguar drejt Britanisë së madhe kryesisht. Ndërsa për sa u përket emigrantëve grekë të moshave të reja 18-29 është pak a shumë më 400 deri 450 mijë."
Zonja Gemi thotë më tej se drejt vendeve të Evropës Veriore apo në Angli po largohet një brez shqiptarësh i mirëkualifikuar.
Brezi i dytë i shqiptarëve në Greqi është shumë i kualifikuar. Zakonisht kanë mbaruar studimet në Greqi dhe këtë kapital dijesh ato e investojnë nënjë vend tjetër.
Studiuesja e çështjeve të emigracionit thotë se pavarësisht kurbave të lëvizjes së emigracionit shqiptar në Greqi, sidomos pas krizës ekonomike greke e cila shtyu shqiptarët të largohen nga Greqia si pasojë e nismave qeveritare greke ka pasur një lehtësim të punësimit sezonal të shqiptarëve në Greqi.
“Kemi një lloj liberalizimi të punësimit sezonal të shqiptarëve në Greqi. Kjo filloi që me pandeminë. Ishte pikërisht viti 2020, nevojat për puënsim sezonal kryesisht në bujqësi por edhe në blektori e bënë që qeveria greke të marrë vendimin që shqiptarët të shkojnë në Greqi me pasaporta pa pasur nevojën e vizave sezonale.
Emigracioni shqiptar ka qenë një mbështetës i madh për familjet në Shqipëri jo vetëm përmes dërgimit të parave por edhe përmes kontributit në mëmyrë sezoanle të familejeve që ktheheshin nga Greqia për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.
Lëvizjet e reja të shqiptarëve nga Greqia sidomos të familjeve më të reja në moshë e kanë ndryshaur së fundi këtë trajektore lëvizjeje", thotë zonja Gemi.
Nga momenti që një pjesë e konsiderueshme e emigracionit shqiptar në Greqi ka lëvizur drejt vendeve të tjera, atyre skandinave , Britanisë së Madhe apo Europës Kontinentale përfshi këtu Belgjikën, Gjermaninë kryesisht ,padyshim ka ndryshuar trajektoren e lëvizjes së familjeve shqiptare sidomos të atyre më të reja në moshë.
Zonja Gemi thotë më tej se Shqipëria nuk është një pol tërheqës për emigracionin shqiptar në Greqi për një seri faktorësh.
“Nga momenti që Shqipëria nuk është më një pol tërheqës për shqiptarët se po të shihni kurbën e këtyre trajektoreve të lëvizjes së emigracionit shqiptar pas vitit 2008 stacioni i parë për emigrantët shqiptarë që linin Greqinë ka qenë Shqipëria .Ishte ideja të rikonsideronin kthimin në Shqipëri për të përballuar rënien e ekonomisë në Greqi prej krizës financiare. Por Shqipëria nuk u ka dhënë shumë shqiptarëve dhe nuk u jep akoma shumë. Ka një treg pune që është i segmentuar , nuk është i mirëorganizuar, sektorë të ekonomisë nuk janë të strukturuara dhe të bazuara tek aftësitë profesionale dhe diplomat shkollore përkatëse. Por komuniteti shqiptar në Greqi është më i madhi pavarësisht rënies dhe pavarësisht rrymave të reja migratore. Asnjë komunitet tjetër nuk ka arritur të zëvendësojë shqiptarët në tregun e punës nëg Greqi.”
Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria greke e Emigracionit për shtatorin e këtij viti flasin se në Greqi ndodhen 291. 868 emigrantë shqiptarë me lejeqëndrimi të vlefshme të cilët përbëjnë rreth 61,4 % të të huajve të ligjshëm.
Numri i shqiptarëve që rezultojnë me lejeqëndrimet në shtator të vitit 2022 është dukshëm më i ulët se shtatori i një viti më parë kur regjistroheshin 425.740 persona me lejeqëndrimi të vlefshme, të cilët përbënin 63,% të të huajve në Greqi.
Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit përditësohen në dinamikë dhe ndonëse emigrantët nga Shqipëria përbëjnë pjësën dërrmuese të të huajve të pajisur me lejeqëndrimi, numri i tyre vjen gjithnjë e më në rënie./ VOA
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58