Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Prisni dhe shikoni", Ngjela: Deputetët e korruptuar s'do lejohen të futen në Kuvend në shtator, do ketë arrestime në spektër të gjerë

"Të korruptuarit e niveleve të larta që kanë dalë deputetë në zgjedhjet e fundit elektorale, nuk mund të lejohen që të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë." Kështu shorehet avokat Spartak Ngjela në një reagim në rrjetet sociale teksa komenton arrestimet e fundit nga SPAK.
Ngjela shprehet se shqiptarët e ndershëm po presin vijimin e emërave për personat e korruptuar që do të dalin nongrata nga ShBA. Ai shton më tej se që nga ky muaj, kur filloi goditja që po vijon, e deri në fund të shtatorit, kuptohet gjithashtu se në Shqipëri do të ketë goditje antikorrupsion në spektër të gjerë dhe sipas tij, gjithçka ka lidhje me Kuvendin e ri, që pritet të mblidhet në këtë shtator.
Sipas Ngjelës, nëse të korruptuarit do të hyjnë në parlament, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë me reformën antikorrupsion në Shqipëri.
Reagimi i plotë:
Koha e Shqipërisë dhe shqiptarëve po vjen, dhe historia e saj e fshehur dhe e grabitur barbarisht, po shfaqet dita-ditës.
Korrupsioni i lartë në Shqipëri, shihet se është trembur dhe po paguan kudo.
Mediat shqiptare të paguara për të nxirë Shqipërinë dhe përbuzur shqiptarët, kanë dhe pak kohë që të shiten. Pse, ju mendoni që gjithë ky mobilizim në korr i medias shqiptare për të nxirë Shqipërinë, është rastësi?!
Kjo lloj medieje është e paguar për të nxirë shqiptarët. Por nuk do të shpëtojnë.
Dhe jo vetëm këta.
l.
Historia e Shqipërisë do të marrë ngjyrën e të vërtetës, dhe brenda saj, shpejt do të goditën të gjithë keqbërësit. Madje, ajo ka filluar, sepse arrestimet e ditëve të fundit, kuptohet që janë në vetvete preludi i luftës antikorrupsion në Shoqëri.
Ata që shkatërruan Shqipërinë me urdhër nga pushtuesit e tokave shqiptare, në vitet 1992- 1996, nuk do të shpëtojnë dot.
Kurse, shqiptarët e ndershëm po presin vijimin e emërave për personat e korruptuar që do të dalin nongrata në Shtetet e Bashkuara, njëlloj si Berisha.
Këta janë i njëjti grup i errët antishqiptar i dokumentuar tashmë, por shqiptarët i duan këtas të jenë nongrarata në Amerikë, por nongrata edhe në Kuvendin e Shqipërisë, sepse janë shumë deputetë në mesin e tyre.
Procesi për të shpallur nongrata në Amerikë, individit e korrupsionit të lartë shqiptar, është pjesë e luftës antikorrupsion në Shqipëri.
Goditja që po bëhet në polici është një sukses i rëndësishëm.
Korrupsioni në polici ka qenë deri tani shpresa e familjeve mafioze të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri - ministra, kryeministra e kryetarë bashkish, në mbi njëzet vjet. Ju kujtohet mospranimin i policisë, me urdhër të Saliut, për të arrestuar autorët vrasës të 21 Janarit? Ja, ky është shembulli klasik kriminal i korrupsionit të lartë në Shqipëri.
ll.
Tani po kuptohet konkretisht se koha po e sjell progresin e vet goditës antikorrupsion, sipas skemës që kanë përgatitur institucionet e specializuara në Amerikë.
Në fakt, kjo është vetë rruga ku Shqipëria do të fitojë vendin e saj të merituar në histori, sepse shqiptarët, si popull i veçantë dhe më i vjetri në Ballkanin Perëndimor, janë aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në konfliktin politik Amerikë-Rusi.
Por krerët e korruptuar të politikës shqiptare janë të kapur nga Moska e Beogradi - dhe, pikërisht ky është sekreti i kësaj kohe, sepse këta krerë, pasi i vodhën shqiptarët, tani po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë.
Në fakt, asgjë nuk mund të bëjnë dot: janë të gjithë të skeduar, dhe po kuptohet se janë nën kontroll.
Që nga ky muaj, kur filloi goditja që po vijon, e deri në fund të shtatorit, kuptohet gjithashtu se në Shqipëri do të ketë goditje antikorrupsion në spektër të gjerë. Dhe gjithëka ka lidhje me Kuvendin e ri, që pritet të mblidhet në këtë shtator.
Të korruptuarit e niveleve të larta që kanë dalë deputetë në zgjedhjet e fundit elektorale, nuk mund të lejohen që të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Nëse ata do të hyjnë në parlament, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë me reformën antikorrupsion në Shqipëri. Kurse, dihet se, pengesa për të qenë ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë, vjen normalisht sipas ligjit të dekriminalizimit, për të gjithë ata që do të shpallen nongrata në Amerikë; dhe, për të gjithë ata të tjerët, kundër të cilëve do të fillojë procesi penal, duke qenë të akuzuar për korrupsionin.
Ky është një proces që tani sapo ka filluar dhe që po spikat se është i menduar mirë.
Prisni dhe shikoni.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38