Flash News

E-TJERA

“Prisni ‘Venecian’, më pas votoni Kodin Zgjedhor”, Bardhi: Pse erdhi refuzimi brutal i Ramës pas apelit të Varhelyi

“Prisni ‘Venecian’, më pas votoni Kodin Zgjedhor”,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i kërkon kryeministrit Edi Rama shpjegime se pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias, pas apelit të komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili i sugjeronte Kuvendit që të presë fillimisht opinionin e Komisionit të Venecias dhe më pas të rivotojnë ndryshimet kushtetuese të Kodit të ri Zgjedhor.

Sipas Bardhit, refuzimi i Ramës është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë

Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standardeve europiane.

Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.

Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës”, u shpreh Bardhi.

Më herët, qëndrimi i Oliver Varhelyi:

Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke pritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.

Përgjigja e Ramës:

Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng! Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.

Të fundit