Flash News

E-TJERA

Pritej “stinë protestash”, Gazetari: Nano u hoq nga detyra se nuk do t’i menaxhonte siç donte Rama

Pritej “stinë protestash”, Gazetari: Nano u hoq nga detyra se

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur për largimin e Gledis Nanos nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

I ftuar në “Log” në ABC, Hoxha tha se kryeministri Rama ka kuptuar që mund ta presë një stinë protestash të paralajmëruar nga opozita, ndaj Rrumbullaku e ish drejtori Ardi Veliu e kanë treguar që mund t’i menaxhojnë ashtu siç do kryeministri.

Nuk besoj se Rama i ka thënë mi sill statistikat e punës së drejtorit. Kush përfiton? Erdhi drejtor i përgjithshëm, Rrumbullaku në kohën e protestave të kaluara ishte shefi i agjencisë për mbikëqyrjen e policisë. Dhe drejtor i përgjithshëm ishte Ardi Veliu.

Sot kanë ndryshuar vende dhe këta janë dy njerëzit që përballuan protestat, dhe indikatorët e kryeministrit që do të vijë një stinë protestash. Këta i kanë dhënë provat që dinë t’i përballojnë sfida të tilla”, tha gazetari.

Të fundit