Flash News

E-TJERA

Priten reshje shiu dhe ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Priten reshje shiu dhe ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Ditën e sotme, e dielë 30 Maj, pritet një përkeqësim i motit me reshje shiu dhe ulje të lehtë temperaturash.

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, ku veriu dhe pjesërisht zonat qëndrore paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të izoluar e të pakët, nuk përjashtohet mundësia edhe e ministuhive afatshkutra të breshërit. Ndërsa mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të dominojnë në pjesën më të madhe të Shqipërisë por vranësirat mbeten të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 45-50 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4-5 ballë.

Të fundit