Flash News

E-TJERA

Pritet me ceremoni shtetërore, axhenda e vizitës së presidentit italian pas takimit ‘kokë më kokë’ me Begajn

Pritet me ceremoni shtetërore, axhenda e vizitës së presidentit

Presidenti Bajram Begaj priti sot me ceremoni shtetërore homologun Italian, Sergio Mattarella. Ky i fundit mbërriti dje në Tiranë.

Begaj dhe Mattarella po zhvillojnë aktualisht takimin “kokë më kokë” në Pallatin e Brigadave, ndërsa në orën 11:10 të dy presidentët do të japin një deklaratë të përbahskët për mediat.

Ndërsa axhenda që do të ndjekë më pas presidenti italian është si më poshtë:

11:30- Nisja e delegacionit për në Varrezat e Dëshomorëve

11.40-Ceremonia e vendosjes së kurorës në Monumentin “Nënë Shqipëri”

11.50- Nisja e delegacionit për në Kryeministri

12:00-12:55-   Edi Rama, Kryeministër

12:55 –Nisja e delegacionit për tek Pallati i Brigadave

13:00-14:00-  Drekë zyrtare për nder të Presidentit të Italisë, Sh.T.Z. Sergio Mattarella, dhënë nga Presidenti i Republikes, Sh.T. Z. Bajram Begaj

14:05- Mbërritja e delegacionit në Hotel Rogner

16:00-Nisja pë tek Shkolla Italiane e Tiranës

16.10 –Vizita në shkollë

16.40 –Nisja per tek Kryesa e Kuvendit

16:50 –Takim me SH.S.Zj. Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të RSH

17:40-  Lëvizja në këmbë për në Hotel Rogner

17.45 –Takim me komunitetin italian në Shqipëri

18 :15 -Nisja e Presidentit dhe e delegacionit shoqërues drejt aeroportit « Nënë Tereza »

18:45- Largimi i delegacionit drejt Shkupit – përcillet nga të njejtët personalitete si në pritje

Të fundit