Flash News
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Pritet mot i keq, cilat janë zonat më të rrezikuara në vend nga përmbytjet?
Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, ka treguar zonat më rrezikuara në Shqipëri nga përmbytjet.
E ftuar në A2 CNN, Farrici u shpreh se përveç Vlorës, Lezha dhe Shkodra mbeten zona të rriskuara nga përmbytjet dhe reshjet e dendura.
“Bashkitë duhet të kujdesen, t’i paraprijnë përmbytjeve, duke marrë masat paraprake. Investimet të orientohen aty ku rrezikshmëria është më e lartë, në mënyrë që t’i paraprijmë me një investim, në mënyrë që të parandalosh dëmet shumë më të mëdha që mund të shkaktohen si rezultat i këtyre fatkeqësive natyrore.
Pastrimi i kanaleve, thuhet se është, por në fakt nuk është aq i thjeshtë. Kjo edhe për shkak të problemeve të mbartura prej vitesh. Pastrimi nuk duhet lënë vetëm në momente emergjencash, por të zgjidhet para situatave alarmante.
Nëse idrovoret në Vlorë do të ishin të pastruar, në gjendje të mirë, fatkeqësia nuk do të ishte aq e madhe. Për çdo bashki situate të tilla duhet të bëhen një mësim, për të marrë masa. Ne e dimë, e kemi parë situatën në Shkodër, në Lezhë. Në Lezhë, pjesa e sipërfaqes së tokës që përmbytej gjithmonë, ka një përmirësim me 50-60 %”, tha Farrici.